Bashkurti: Të hidhet dritë mbi të vërtetat e regjimit të kaluar

Për herë të parë në Shqipëri u mbajt Konferenca e Parë Ndërkombëtare Shkencore mbi Drejtësinë Tranzitore. “Fuqia dhe Politika e Drejtësisë Tranzitore”, konferenca e parë e këtij lloji e organizuar nga Universiteti Epoka dhe e financuar nga fondacioni gjerman bëri bashkë studiues shqiptarë dhe të huaj në një diskurs publik mbi drejtësinë tranzitore në nivelet lokale dhe ndërkombëtare. 

Çështjet e diskutuara në konferencën dy ditore kishin në fokus qasje teorike dhe praktike mbi drejtësinë tranzitore dhe dinamikat, kohën dhe kontekstet ku aplikohet në vende si Gjermania, Afrika e Jugut, Palestina, Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina.

Përveç analizave mbi Rajonin e Ballkanit Perëndimor, pati prezantime mbi drejtësinë tranzitore në Afganistan dhe mbi pasojat e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në rastin e Rumanisë.

Universiteti Epoka ka sjellë një tjetër risi në vitin akademik me investimin në auditorët e tij sistemin e mësimdhënies HiFlex për studentët duke bërë kështu mësimdhënien më ndërvepruese dhe kombinim të eksperiencës online dhe auditorit.

Tv Klan