Me mbylljen e këtij viti akademik, Universiteti i Arteve do të njohë rikonstruksionin e tij të parë të plotë, një domosdoshmëri për një mjedis të dëmtuar pas 77 vite aktivitet. Ndërhyrja nuk do të jetë e menjëhershme në gjithë hapësirën, por do të kryhet me pjesë për të mos dëmtuar procesin mësimor në vitin e ri akademik.

Pjesë e këtij rikonstruksioni nuk do të jetë salla kryesore e zhvillimit të ngjarjeve kulturore. Për të është angazhuar ta bëjë Ministria e Kulturës që sot drejtuesja e saj, Elva Margariti pati një takim me drejtues, pedagogë e studentë.

Shkak i debatit mes dy palëve ishte kërkesa e art-bërësve për krijimin e një fondi të veçantë nga institucioni i saj, në mbështetje të projekteve artistike të studentëve dhe pedagogëve.

Tv Klan