Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan mungojnë pedagogët gjë kjo që ka sjellë dhe konfuzion tek studentët. Vetëm një muaj para provimeve Ministria e Arsimit nuk ka mundur që të gjejë pedagogë që të punojnë në këtë universitet. Nga mungesa e pedagogëve, ministria ka vendosur që studentët e Elbasanit t’i japin provimet në universitetet përkatëse në Tiranë. Janë mbi 1000 studentë të juridikut të cilët do t’i japin provimet në Universitetin e Tiranës.

Pamje studentësh, Fakulteti Filologjik ,studentët/tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj