Universiteti i njohur diskriminon të bardhët dhe aziatikët


Universiteti i njohur diskriminon të bardhët dhe aziatikët

11:25 14/08/2020

Qeveria amerikane thotë ss një ndër universitetet më të njohura në botë, ai i Yale-t, po diskriminon në mënyrë të paligjshme ndaj aplikuesve të bardhë dhe aziatikë.

Ky përfundim vjen pas një hetimi dyvjeçar të Departamentit të drejtësisë, ku u gjet se universiteti ka shkelur disa ligje të të drejtave civile gjatë procesit të pranimit të studentëve.

Departamenti kërcënoi se do të padisë universitetin nëse nuk merren masa menjëherë. Një zëdhënës i universiteti mohoi kategorikisht akuzat.

Administrata e Trumo ka kundërshtuar me forcë disa programe të mbështetura nga ish-Presidenti Obama për të rritur pranimet e minoriteteve si hispanikët apo afro-amerikanët në universiteti, si grupi të nën përfaqësuara në shoqëri./tvklan.al




Të ngjashme