Kanë nisur menjëherë kërkesat nga qeveritë

Edhe pse ende nuk ka rezultate konkrete të testeve tek njerëzit, vaksina kundër koronavirusit që po zhvillohet nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe ka kërkesa të larta.

Brenda Shtatorit duhet të jenë gati 400 milionë doza për imunizimin e popullatës. Qeveria britanike u ka ofruar ekspertëve të Oksfordit, që po bashkëpunojnë me një laborator farmaceutik italian, të prodhojnë 30 milionë doza. Kërkesa ka edhe nga disa qeveri europiane. Ndërsa Shtetet e Bashkuara po e mbështesin këtë projekt, duke i dhënë një ndihmë prej 1 miliardë dollarësh.

Aktualisht, kjo vaksinë ndodhet në fazën e tretë zhvillimore, atë të provës tek njerëzit. Deri më tani nuk ka rezultate konkrete për këtë fazë, edhe pse zhvilluesit janë optimistë. Në fazën e provave tek majmunët që zhvillohen paralelisht, vaksina nuk ua ka rritur imunitetin sa për të shmangur infektimin.

Zhvilluesit presin që vaksina të jetë 80% e sigurtë, teksa po punohet me ritme të përshpejtuara për nxjerrjen e saj në përdorim. 

Tv Klan