Në vitin e parë do pranohen 5133 studentë. Tarifat nuk ndryshojnë, variojnë nga 25 mijë-40 mijë lekë

Universiteti i Tiranës ka miratuar kuotat e pranimit për vitin e ri akademik 2021-2022.

Në total senati akademik ka miratuar 5133 kuota për kandidatët brenda vendit që do të pranohen në 6 fakultetet e këtij universiteti. Të pandryshuara mbeten edhe tarifat vjetore të studimit,të cilat variojnë nga 25 mijë në 40 mijë lekë. Pagesa më e ulët është te Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës. 30 mijë lekë e kanë tarifën studentët e Filologjisë, Ekonomiku e ka 35 mijë. Ndërsa ata që studiojnë për Drejtësi dhe Shkencave Sociale e kanë pagesën 40 mijë lekë.

Kuotat e pranimit janë pothuajse të paprekuara nga vitet e shkuara për disa programe studimi ndërsa një pjesë ka pësuar reduktim me 10 deri në 20 kuota pranimi.

Shkencat Sociale kanë ulje me 10 kuota në vetëm dy degë që preferohen më pak nga maturantët, Filozofi dhe Sociologji.

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka në total 673 kuota, ku pjesën më të madhe e ka programi Histori me 170 vende, dhe më pas dega Gjuhë-Letërsi me 165.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka në total 1080 kuota të shpërndara në 10 programe studimi të ciklit Bachelor. Informatika është dhe një nga degë më të kërkuara dhe ka 200 kuota pranimi. Ndërsa Matematika dhe Fizika kanë nga vetëm 90 kuota.

Gjuhët e Huaja kanë uljen me të madhe të kuotave në disa programe studimi  të cilat kanë pak kërkesë nga maturantët të cilat janë gjuha ruse, turke dhe greke kuotat variojnë nga 30-60 kuota. Përjashtim bëjnë gjuha angleze e cila ka 240 vende dhe gjermanishtja e cila vitet e fundit ka kërkesë të shtuar.

Ekonomiku në total ka 1200 kuota pranimi,shpërndarja më e madhe është në Administrim Biznesi 460 kuota dhe Financë me 420.

Ndërsa fakulteti i Drejtësisë ka 640 kuota aq sa dhe viti i shkuar.

Klan News