Quhet ura e Belinës në zonën e Patosit. Nuk bëhet fjalë për sinjalistikë apo për mbrojtëse. Çdo ditë harkohet me tepër dhe ky është alarmi për rrezikun e shembjes.

Fshatarët që kalojnë përmes saj e shohin më qartë degradimin e saj.

Secili uron të mos jetë në atë urë momentin fatal.

“Në qoftë se do vijnë makina të tonazhit të rëndë, dihet që ajo do të shembet. Po se kush do ta ketë rrisk ajo nuk dihet”.

Belina, është plotësisht e deformuar në konstruktin e saj dhe me mbajtëse gati të amortizuara.

Banorët e zonës tregojnë se ura është katandisur në këtë gjendje për shkak të qarkullimit në të automjeteve të tonazheve të rënda, të cilat ushtrojnë aktivitetin në zonën naftëmbajtëse të Marizës.

Zona  ka fatin e mirë  të ketë në territorin e saj një nga pasuritë më të mëdha, naftën. Në të ushtrojnë aktivitetin kompanitë më të fuqishme, por mesa duket fati i mirë dhe i keq udhëtojnë në të njëjtën urë: tek ura e Belinës, e cila nga dita në ditë pret të rrokulliset me ç’të ketë sipër./ABC News