Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ura e Matit në dorë të fatit. Ura e Milotit mbi lumin Mat që lidh Veriun e Shqipërisë me rrugët hekurudhore dhe automobilistike, ka shumë vjet që është rrënuar e shkatërruar dhe asnjë nuk po vë dorë mbi të. Me mbylljen e urës së vjetër, ura e re nga fluksi i madh ka pësuar një amortizim të paparë.

Parmakët anësorë të urës janë prishur, ndërsa asfalti i rrugës mbi urë nuk po rigjenerohet prej kohësh duke hapur gropa të ndryshme. Madje në disa vende nga hapja e betonit janë krijuar vrima nga ku mund të shihet dhe uji i lumit poshtë urës.

Gërryerjet nga firma ndërtimi rreth urës kanë hapur një problem tjetër që do të rrezikojnë seriozisht ekzistencën e urës. Ministria e Punëve Publike, duhet të marrë masa që Ura e Matit e vetmja që lidhet me Veriun e Shqipërisë të restaurohet dhe të mirëmbahet./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj