Ura në prag të shembjes/ Policia kërkon bllokimin për shkak të rrezikut, ARRSH nuk ndërhyn

Ura në prag të shembjes/ Policia kërkon bllokimin për shkak të rrezikut, ARRSH nuk ndërhyn

21:35 04/08/2019

Pas shembjes së urës në Genova Gushtin e vitit të kaluar, Autoriteti Rrugor Shqiptar nxitoi të hartonte një listë me 9 nga urat më problematike në vendin tonë, të cilat kërkonin ndërhyrje të menjëhershme. Njëra nga këto ishte edhe ura e Tapizës, e cila lidh Kamzën me zonën e Fushë-Krujës.

Në Gusht të 2018-ës,  Afrim Qendro drejtuesi i asaj kohe i Autoritetit Rrugor, u shpreh se projekti për ndërtimin e 7 urave do të ishte gati brenda dy javësh.

Gjithë ky projekt që po bëjmë tani për këto ura që kemi problematike, ne ti buxhetojmë dhe të ndërhyjmë”.

Por edhe sot pas një viti në këtë urë nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Gjendja e saj vazhdon të përkeqësohet çdo ditë, pasi në të kalojnë mjete të tonazhit të rëndë.

Edhe shkresat e një-pas-njëshme të komisariatit të policisë së Durrësit  drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar, ku kërkon ndërhyrje të menjëhershme në këtë urë, kanë mbetur pa përgjigje.

Megjithëse tabela në hyrje të saj tregon se është një pikë e rrezikshme dhe ndalohet kalimi i makinave në autokolonë, ajo përsëri nuk respektohet.

Të parët që thyejnë këtë rregull janë mjetet e tonazhit të rëndë.

Nevoja për ndërhyrje në këtë urë është emergjente, dhe në qoftë do të vonojë, përsëritja e tragjedisë së Genovas në urën e Tapizës, nuk do të jetë e largët. Klan Plus

Të ngjashme
UKT