Banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve

Shkëmbimi i këtyre makinave mbi urë për pak sa nuk solli përplasjen e tyre. Ura e Gradishtës në Divjake është një pikë e rrezikshme për drejtuesit e automjeteve, pasi rruga e drejtë prej disa kilometrash ngushtohet menjëherë përpara saj.

Një aksident tragjik ndodhi pikërisht aty me 8 Mars, ku humbën jetën 2 djem të moshës 21-vjeçare që udhëtonin me motoçikletë. Gjurmët e mbetura nga përplasja e tyre me një makinë mund të shihen ende.

“Ata parakaluan dhe hynë, makina tjetër vinte përballë dhe i mori e i përplasi”.

Banorët e zonës kërkojnë sa më parë zgjerimin e urës. Po aq problem shohin mungesën e sinjalistikës. 

“Parakalimet nuk janë të mundura në këtë rrugë, as nuk shkëmbehen dot 2 makina”.
“Nuk është bërë me parametra kjo rrugë”.
“Nuk shkëmbehen dot dy makina”.
“Duhet patjetër të zgjerohet rruga”.

Ky aks rrugor përshkohet nga një numër i madh automjetesh që drejtohen për në Divjakë, por edhe nga banorët që punojnë tokat bujqësore. Ndaj ndërhyrja në të konsiderohet për ta një domosdoshmëri për të ndaluar aksidentet. Tv Klan