Ngjarje ekstreme konsiderohet goditja e vijës bregdetare të Kanadasë nga uragani Florida. Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. Pjesë të Nova Scotia, Prince Edward Island dhe New Brunswick përjetuan shi të rrëmbyeshëm dhe erëra deri në 160 kilometër për orë.

Zyrtarët nuk kanë dhënë ende ndonjë raport për viktima apo lëndime serioze, por autoritetet po merren me përmbytje të mëdha në dy provinca. Qendra Kanadeze e Uraganeve paralajmëroi përpara mbërritjes së saj se Fiona mund të jetë “një ngjarje historike, ekstreme”, me një erë me shpejtësi të frikshme.

“Unë po mendoj për të gjithë të prekur nga uragani Fiona,  dua që ju të dini se ne jemi këtu për ju. Qeveria jonë është e gatshme të mbështesë provincat me burime shtesë”, tha kryeministri Justin Trudeau.

Sipas BBC, paralajmërimet për stuhitë tropikale janë bërë për provincat e Atlantikut të Nova Scotia, Prince Edward Island, Newfoundland dhe New Brunswick, si dhe në pjesë të Quebec. Rajoni lindor i vendit mund të ketë deri në 25 centimetra shi, duke rritur rrezikun e përmbytjeve të shpejta.

Paralajmërimet për stuhitë tropikale janë bërë për provincat e Atlantikut të Nova Scotia, Prince Edward Island, Newfoundland dhe New Brunswick, si dhe në pjesë të Quebec. Rajoni lindor i vendit mund të ketë deri në 25 entimetra shi, duke rritur rrezikun e përmbytjeve të shpejta.

Meteorologu Bob Robichaud kishte paralajmëruar të premten se uragani  Fiona do të jetë më e madhe se Juan dhe më e fortë se uragani Dorian i vitit 2019, i cili gjithashtu arriti në brigjet e Nova Scotia.Uraganët e fortë në Kanada janë të rralla, pasi stuhitë humbasin energjinë e tyre kur godasin ujërat më të ftohta në veri dhe bëhen post-tropikale.

Nova Scotia u godit për herë të fundit nga një ciklon tropikal në vitin 2003 me uraganin Juan, një stuhi e kategorisë së dytë prej së cilës mbetën të vdekur dy persona dhe u dëmtuan rëndë strukturat e bimësisë në vend. Kompanitë e energjisë kanë  paralajmëruar se do të duhet kohë që të rivendoset energjia elektrike pasi shpejtësia e erës vazhdon të jetë shumë e lartë për të filluar punën në linjat e rrëzuara të energjisë elektrike./tvklan.al