Rreziku për banorët pritet të largohet pas të hënës
Uragani “Hilary” pritet të godasë Kaliforninë Jugore të dielën. Autoritetet e emergjencave paralajmërojnë se do të ketë rrebeshe shiu, erë të fortë dhe përmbytje në shumë zona. Banorët kanë nisur të evakuuohen ndërsa janë mbyllur plazhet dhe parqet.
“Hilary” tani është një stuhi e Kategorisë 1 dhe era fryn me shpejtësi 136 km në orë. Qendra e urganavë thotë se priten përmbytje që mund të shkaktojnë dëme shumë të mëdha, ndërsa është rrezik edhe për banorët. Në shumë zona do të ketë ndërprerje të energjisë dhe se rreziku pritet të kalojë pas të hënës.
Guvernatori Gavin Niusom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të Shtunën për një pjesë të madhe zonave.
Forcat e emergjencave dhe banorë të shumtë nisën të merrnin masat duke vendosur barriera me gurë e thasë me rërë për të parandaluar përmbytjet.
Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi të shtunën se uragani “Hilary” nga një stuhi e fortë e kategorisë 4 u dobësua në kategorinë 1. Stuhia pritet të dobësohet më tej dhe të arrijë në Kaliforninë Jugore si një stuhi tropikale.
Klan News