Uraua Red Diamonds mundi Leon 1-0 dhe siguroi kalimin në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube, ku do të përballet me Manchester City.

Goli erdhi në minutën e 78’ kur Jose Kante pasoi te Schalk që mposhti protierin Rodolfo Kota.

Sulmuesi holandez kishte vetëm pesë minuta në fushë.

Leon kërkoi golin e barazimit, por shanset për t’ia arritur morën një goditje të fortë në stadiumin “Prince Abdullah Al-Faisal” në të 84’, pasi kapiteni Uilliam Tesillo mori kartonin e dytë të verdhë.

Me 10 lojtarë kampionët meksikanë e patën të pamundur të thyenin mbrojtjen e rivalve japonezë.

Leon merrte pjesë në botërin e klubeve për herë të parë, ndërsa  Uraua e mbylli në vend të tetë në kompeticionin e 2007, ndërsa për herë të fundit garoi në 2017.

Japonezët përballen me kampionët e Europës më 19 dhjetor.

Klan News