Urbanizim 5.000 vjet më parë

Urbanizim 5.000 vjet më parë

14:47 09/10/2019

Gjendet në Izrael metropoli i urbanizuar i Epokës së Bronxit

Gjendet një metropol i urbanizuar i Epokës së Bronxit në Izrael. Gjatë punimeve për ndërtimin e një autostrade, kanë dalë në dritë gjurmë të një qyteti të madh 5000 vjeçar, i planifikuar dhe urbanizuar në mënyrë shumë të sofistikuar.

Shtrihej në rreth 650 mijë m2 dhe duhet të kishte një popullsi prej rreth 6 mijë banorësh. “En Esur”, sipas arkeologëve duket se ka qenë qytet më i vogël sesa ato që lulëzuan në atë epokë në Egjipt e Mesopotami, por gjithsesi duhet të ketë qenë një vendbanim me një zhvillim të jashtëzakonshëm. Gjatë punimeve ka dalë në pah se ndërtimi kishte një planifikim të mirëmenduar, me rrugë, rrugica, sheshe, vende të posaçme për magazinimin e ushqimit, dhe sistem për filtrimin e ujit dhe evitimin e përmbytjeve në raste reshjesh.

“En esur” sipas ekspertëve është shembulli i mirëfilltë i periudhës tranzitore të një shoqërie nga ana bujqësore në urbane. Qytetërimi, pra 3 000 vjet p.e.s kishte nisur në këtë zonë, ku janë gjetur edhe fortesa dhe gjurmë zyrash publike, por edhe varreza pak jashtë qytetit, gjithashtu edhe objekte kulti.

Klan Plus

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori