Gjykata e Drejtësisë në Rio de Janeiro, ka urdhëruar shkarkimin e Ednaldo Rodrigues nga posti si president i Federatës Braziliane të Futbollit.
Gjithashtu është kërkuar që zgjedhjet e reja të thirren sa më shpejt të jetë e mundur. Rodrigues u rizgjodh si president në Mars të këtij viti me 100% të votave, për një mandat të vlefshëm deri në vitin 2030.
Megjithatë, pas një hetimi të gjatë, Gjykata zbuloi se zgjedhjet ishin të pavlefshme, për shkak të parregullsive.
Në këtë situatë, posti për momentin i është besuar zëvendëspresidentit, Fernando Sarney, të cilit i është kërkuar të thërrasë zgjedhje të reja sa më shpejt të jetë e mundur.
Rodrigues zgjodhi trajnerin Carlo Ancelotti pak ditë më parë në stolin e Brazilit, ndërsa marrëveshja nuk është në rrezik. Italiani do të drejtojë kombëtaren seleçao, pavarësisht problemeve në federatë.
/tvklan.al