Urdhri bëhet ligj! Franca vendos të ndalojë përfundimisht telefonat celularë në shkollat fillore dhe tetë vjeçare. Ligji do të aplikohet në fillim të vitit të ri shkollor. Asambleja Kombëtare e aprovoi propozimin e prezantuar nga maxhoranca qeveritare, ndërkohë që opozita e kontestoi duke e cilësuar si të padobishëm dhe ndërmerret për publicitet.

Ligji i ri parashikon ndalimin e përdorimit të telefonave celularë, përjashtohen rastet kur ato do të përdoren për qëllime pedagogjike.

Deri më sot ishte në fuqi Kodi i Arsimit, sipas të cilit, që nga vitit 2010 ndalonte përdorimin e celularëve gjatë aktiviteteve të mësimit, por në përgjigje të kritikave të ngritura nga opozita, Ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer ka mbrojtur idenë dhe nevojën e një baze ligjore më solide për të arritur qëllimin. Qeveria e ka quajtur ligjin e ri si një sinjal për mbarë shoqërinë.

Klan Plus