Ambasada e SHBA në Tiranë ka sqaruar Urdhrin Ekzekutiv të miratuar një ditë më parë nga Presidentit Joe Biden. Në një postim në mediat sociale, ambasada sqaron se Urdhri Ekzekutiv autorizon sanksione për të gjithë ata që përfshihen në aktivitete destabilizuese për Ballkanin Perëndimor.

Më tej thuhet se në këtë urdhër ka një referencë të qartë për Shqipërinë, dhe bëhet me dije vendimi i Biden është në përputhje me punën që SHBA dhe BE kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike.

Presidenti Joe Biden miratoi dje një Urdhër Ekzekutiv të ri, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cenojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera.

Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhri Ekzekutiv është në përputhje me punën që SHBA dhe BE kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët“, është ky reagimi i nga selia diplomatike./tvklan.al