Urdhri Ekzekutiv i Biden, Presidenti Meta: Duhet të mbështesim këtë vendim të rëndësishëm




Urdhri Ekzekutiv i Biden, Presidenti Meta: Duhet të mbështesim këtë vendim të rëndësishëm

13:43 11/06/2021

Presidenti Ilir Meta është pyetur dot lidhur me vendimin e fundit të Presidentit Joe Biden, i cili ka firmosur një urdhër ekzekutiv kundër politikanëve që kërkojnë të destabilizojnë Ballkanin, duke futur në listë dhe politikanët nga Shqipëria.

Metës i është kërkuar që të tregonte emrat e politikanëve që sipas tij mund të kenë shtyrë Presidentin e SHBA që të fuste në listë dhe Shqipërinë. Kreu i shtetit tha se nuk ka asnjë emër, por shtoi se duhet të që të mbështetej ku vendim që për të është shumë i rëndësishëm.

Nuk ka asnjë emër, vetëm mund të them që kemi firmosur dhe marrëveshjen ekstradimin dhe mbështesim këtë vendim kaq të rëndësishëm“, tha Meta.

Më tej ai u pyet dhe për vendimin e shkarkimit nga Kuvendi, por tha se nuk mund të marrë seriozisht vendimin e një institucioni që për të nuk ekziston.

Nuk mund të marrë seriozisht një akt të tillë dëshpërues, të një Kuvendi të shkarkuar prej kohësh. Ua kam thënë dhe miqve ndërkombëtare që Parlamenti ka zero opozitë dhe ka zero ndikim. Këto nuk ndikojnë tek unë, tek unë ndikon vetëm Kushtetuta e Shqipërisë“, u shpreh Presidenti./tvklan.al





Të ngjashme