Është organizuar këtë  të enjte një konferencë për luftën kundër qenieve njerëzore. E ftuar në këtë takim ka qenë edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Kim u shpreh se për qeverinë amerikane, korrupsioni, abuzimi me të drejtat e njeriut dhe krimet e tjera destabilizuese përbëjnë kërcënim jo vetëm për SHBA, por për gjithë botën. Ambasadorja u ndal tek urdhri ekzekutiv i Presidentit Joe Biden, dhe tha se synohet që t’u kërkohet llogari atyre që janë përgjegjës ose bashkëpunëtorë për abuzimin me të drejtat e njeriut.

Kim nxiti qeverinë shqiptare që të ndihmojë viktimat e trafikimit dhe të dërgojë trafikantët në burg.

“Biden dhe sekretari Blinken e kanë bërë të qartë që korrupsioni, abuzimi me të drejtat e njeriut dhe krime të tjera destabilizuese përbejnë kërcënime jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Duam të nënvizojmë luftën kundër abuzimit me të drejtat e njeriut, përfshirë trafikimin njerëzor. Përgatitja e Shqipërisë për integrimin në BE dhe anëtarësim nuk kërkojnë asgjë më pak. Urdhri ekzekutiv i Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor e ngre mbrojtjen e të drejtave të njeriut, luftën ndaj trafikimit njerëzor në përparësi kombëtare për SHBA. Në synojmë t’u kërkojmë llogari atyre që janë përgjegjës ose bashkëpunëtorë për abuzimin me të drejtat e njeriut. Kjo do të thotë që trafikantët përfaqësojnë një kërcënim të pazakontë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA. Nëse trafikoni qenie njerëzore ne mund t’ju ndalojmë hyrjen në SHBA. Nëse keni një vizë amerikane ajo nuk do iu hyjë më në punë. Nëse trafikoni qenie njerëzore, qeveria e SHBA do të marrë veprime për pronën tuaj nëse kalon përmes ose ka një lidhje me SHBA. Dëshiroj të theksoj se urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv. Dëshiroj të them ambasador Del Monaco që vlerësojmë komentin tuaj. Presim bashkëpunimin me OSBE dhe shtetet anëtare, veçanërisht Shqipërinë për të zbatuar përgjegjësitë tona së brendshmi dhe së jashtmi për qëllimin e përbashkët. Shqipëria është në një pikë kthese. Ajo është anëtare e NATO-së në vitin 2009, përfundoi një kthesë të suksesshme në OSBE dhe sapo fituat një vend në Këshillimin e Sigurimit të OKB dhe Shqipëria është në prag të hapjes formale të negociatave me BE. Ky është momenti për Shqipërinë, që Shqipëria, qeveria, media, shoqëria civile që të tregojnë udhëheqjeje për t’i dhënë fund trafikimit të qenieve njerëzore. Falë Reformës në Drejtësi ju e dini që keni institucione dhe profesionistë për të vendosur trafikantët pas hekurave dhe për t’u kujdesur për viktimat. Nxisim qeverinë të ripërtërijë përpjekjet e saj për të identifikuar viktimat, për t’i bërë ata të plota dhe për t’i dërguar trafikantët në burg. Le të punojmë së bashku në partneritet siç thotë koncepti për këtë aktivitet, për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”, tha Kim. /tvklan.al