Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka urdhëruar Komisionet e Zonës së Administrimit të zgjedhjeve dhe grupet e numërimit të votave të vijojnë pa ndërprerje dhe pa vonesa procesin e numërimit të votave për kandidatët.

“Anëtarët e GNV-ve në rast se kanë vërejtje mund t’i pasqyrojnë ato pa asnjë kufizim në Tabelën e Rezultateve të Qendrës së Votimit dhe në procesverbal”, thuhet në vendimin e Celibashit. /tvklan.al