Ura e re hekurudhore që lidh Rusinë me Kinën shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Amur. Nëpërmjet kësaj ure ndërlidhet rrjeti verilindor i Kinës me hekurudhën Siberiane Ruse. Ura është 2,215 metra e gjatë dhe u përfundua pas shtatë vitesh. Pjesa më e madhe e urës 1,886 metra është në anën kineze.

Tashme turistët do të jenë në gjendje të lëvizin në rrugë hekurudhore nga njëra anë në tjetrën në më pak se tetë minuta.

Ura Tongjiang-Nizhneleninskoye është projekti i fundit i përfunduar nën nismën ambicioze të Kinës e quajtur brez dhe rrugë, i cili synon, ndër të tjera, lidhjen e Euroazisë përmes infrastrukturës.

Partia Komuniste Kineze në pushtet ka deklaruar një qëllim për të bërë të mundur kalimin nga Kina deri në Londër me hekurudhë, gjë që e bën këtë urë një hap tjetër kritik në një udhëtim më të gjatë nëpër kontinentin aziatik e më tej atë evropian.

Në këtë rrugë hekurudhore krahas pasagjerëve do të lëvizin 21 milionë tonë ngarkesë mallrash në vit.

Klan News