Rradhët për të marrë ndihmë mjeksore në Urgjencën e Pediatrisë kanë arritur deri në hyrjen kryesore të këtij shërbimi në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”.

Muaji Mars ka shtuar numrin e virozave në qarkullim. Për të marrë shërbim në urgjencën pediatrike, në fundjavë, një fëmije i duhet të pres deri në 2 orë.

Fluksi prej më shumë se 250 vizitash në 24 orë përballohet nga 6 mjek, të ndarë nga dy për çdo turn. Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Spitalit janë në dijeni të situatës, por sqarojnë se ngarkesa vjen për shkak se të gjithë i drejtohen kësaj urgjencë, duke injoruar qendrat shendetësore. Disa prej prindërve të fëmijëve thonë se e kanë ndjekur këtë hap, por nuk ka funksionuar.

Zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, të pyetur nga Televizioni Klan thonë se numri i mjekëve në urgjencë është në bazë të kapacitete të shërbimi.

Sipas tyre shtimi i mjekëve nuk do të zgjidhte situatën dhe duhet që qytetarët të orientohen drejt qendrave shendëtësore.

Tv Klan