Investimi i qeverisë kap vlerën 1, 7 milionë euro

275 mijë banorë të qarkut të Elbasanit tashmë do të kenë një spital të ri të Urgjencës dhe Patologjisë. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, panë nga afër përfundimin e punimeve, një investim i qeverisë që kap vlerën 1.7 milionë euro.

Urgjenca e Spitalit Rajonal i Elbasanit është një nga katër spitalet që janë akredituar gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2019, duke përmbushur kushtet për shërbim shëndetësor.

“Veçantia e këtij spitali është që lidhet direkt me imazherinë. Imazheria ishte një strukturë e ndërtuar më parë, por fakti është që ata që vinin për shërbimet e urgjencës duhet të kalonin rrugë për të ardhur për të bërë një eko, për të bërë një skaner, për të bërë rezonancën e cila është instaluar vjet dhe tashmë është pjesë e interferuar e spitalit me 25 shtretër. Është organizuar që të ketë të gjitha shërbimet e integruara. Është i lidhur me spitalin kirurgjikal nëpërmjet një ure lidhëse. Kanë filluar shtrimet  e para në kardiologji. Pra, spitali është funksional nga sot”, tha Ministrja Manastirliu.

Shërbimi i Urgjencës ka një kapacitet prej 25 shtretër dhe përfshin edhe kujdesin e plotë pas kalimit të situatës urgjente të pacientëve.

Tv Klan