Të gjitha urgjencat kirurgjikale të mërkurave nuk do të ofrohen më në Qendrën Spitalore Universitare, por në spitalin “Shefqet Ndroqi”, apo siç identifikohet ndryshe, Sanatoriumi. Vetëm urgjenca pediatrike do të ofrohet përgjatë gjithë kohës në QSUT.

“Të gjitha vijnë këtu, edhe ato që shkojnë e paraqiten te ‘Nënë Tereza’ i dërgojnë këtu. Deri tani e kiemi përballuar mirë dhe punët kanë shkuar mirë. Kjo është urgjenca që paraqiten në radhë të parë, pastaj ka egzaminimet dhe pavionet lartë”,

tha koordinatori i urgjencës, Ylli Ziçishti.

Por mjekët garatojnë se në asnjë prej urgjencave nuk do të vihet në rrezik jeta e qytetarit dhe shërbimi primar do t’i ofrohet në çdo urgjencë në çdo ditë të javës.

Koordinatori Ziçishti shtoi:

“Ka të sëmurë të palëvizshëm, të pa transportueshëm që trajtohen atje. Ashtu si çdo ditë jave në qoftë se i sëmuri vjen këtu që nuk lëviz, do t’i jepet ndihma këtu”.

Sistemi i ri i kalimit të urgjencave për një ditë në javë në një tjetër spital shërben për t’i dhënë mundësinë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të shfryhet nga fluksi i pacientëve që bart gjatë javës.

Tv Klan