Rama: Modernizojmë aparaturat dhe përmiresojmë shërbimin

55 autoambulanca të reja do t’i shtohen Urgjencës Kombëtare brenda vitit 2021, të nevojshme për të mbuluar nevojat mjekësore në të gjithë vendin. Premtimi u dha nga Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Spitalin e Traumës.

“Vetëm vitin e fundit i janë shtuar këtij shërbimi 37 autoambulanca të reja, me aparatura moderne shpëtuese dhe me staf të trajnuar në vazhdim. Më 2019, 100 autoambulanca të shpërndara janë të gjitha të pajisura me sisteme moderne, me kapacitete për të përballuar shërbimin në banesë”.

Ministrja e Shëndetësisë u ndal tek koha e dhënies së shërbimit nga autoambulancat.

“Kemi 1130 thirrje për ndihmë, 330 misione jetëshpëtuese – shpëtimi që kryhen çdo ditë, koha e autoambulancës për të mbërritur në vendngjarje është 15 min.”

Si pjesë e reformimit të shëndetësisë Urgjenca Kombëtare nuk do të shërbejë vetëm për t’iu dhënë ndihmë njerëzve në nevojë, por edhe si një vend ku mund të denoncohen rastet e korrupsionit në shëndetësi.

Tv Klan