Psikologu Jashar Demiri shprehet se mosha pas të 40-ave është idealja, pasi njeriu i ka krijuar disa gjëra në jetë dhe tani fillon dhe i shijon.

Në një lidhje direkte me emisionin “Rudina” në Tv Klan”, Demiri tregoi një histori personale për ditëlindjen e tij të 40. Ai tregoi se në atë kohë ka qenë për specializim në Londër dhe kolegët i kishin bërë një surprizë duke i shkruar një kartolinë “Urime, tani filloi jeta juaj”.

“Mosha 40 vjeç më zuri në Londër dhe unë isha në Londër për specializim. Unë nuk e dija që kolegët kishin parë moshën time tek pasaporta dhe për ditëlindje më bënë një surprizë të vogël. Në kartolinë më kishin shkruar “Urime, këtu filloi jeta juaj”. Ndërsa unë u thash me humor: Po pse deri tani çfarë kam bërë unë nuk jam jetuar? Ata mu përgjigjën se kisha jetuar dhe kisha vuajtur, por tani fillon mosha e mesit të artë.

Mosha 40 vjeç quhet mosha e kalkuluar, ku gjërat marrin formën e duhur, kalkulohen dhe njeriu nuk merret më me gjërat që nuk i duhen. Nëse deri në moshën 20 vjeç është mosha e rritjes dhe zhvillimit dhe përgatitjen për të ardhmen. Në këtë moshë fillon dhe lufta me jetën, pasi jeta është luftë. ndërsa mosha 40 vjeç është mosha që njeriu i ka krijuar disa gjëra dhe ekuilibruar dhe krenohet më gjërat që ka bërë dhe tani fillon dhe i zbukuron”, u shpreh psikologu./tvklan.al