Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Nata e ndërrimit të viteve i gjen politikanët shqiptarë në ambientet familjare në shtëpi e në lokale. Me sinqeritetin që e karakterizoi në vitin 2000, për TV Klan kanë shprehur urimet për Vitin e Ri nënkryetari i parlamentit Dokle, zv/kryeministrja Çeço dhe Ministrja e Kulturës Esmeralda Uruçi.

Namik Dokle:- “Gëzuar Vitin e Ri”.

Makbule Çeço:- “Gëzuar dhe t’ju sjelli gjithë të mirat. Unë do ta kalojë në shtëpi këtë festë, pasi është një festë tradicionale për mua”.

Esmeralda Uruçi:- “Ju uroj gjithë bashkatdhetarëve gëzuar Vitin e Ri, për shumë vjet, meqenëse jam Ministre e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, iu urojë gjithë artistëve sa më shumë krijimtari dhe veprimtari, në planin kombëtar dhe atë ndërkombëtar, që ta ngrejnë sa më lart emrin e Shqipërisë”.

Monika Kryemadhi:- “I uroj të gjithë shqiptarëve mbarësi, suksese në punë në jetë dhe në familje, gjithashtu dhe TV Klan dhe juve. Gjithashtu do të doja t’i uroja gjithë grave shqiptare, që të jetë një vit i mbarë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame