Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar gratë në ditën ndërkombëtare të 8 Marsit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se gratë e Shqipërisë janë forca e vendit dhe pa to nuk ka një Shqipëri të fortë.

Po ashtu sipas tij, nevojitet një qeveri më e mirë që të kujdeset për to.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet të kujtojmë se:  Ju, gratë e Shqipërisë, jeni forca e vendit tonë. Pa gra të forta, nuk ka një Shqipëri të fortë. Me gra të forta – Shqipëria mund të përballet me çdo sfidë, dhe ne padyshim që kemi shumë sfida përpara nesh. Ju meritoni një qeveri më të mirë. Një qeveri që kujdeset për ju. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas të gjitha grave shqiptare”, shkruan Basha./tvklan.al