Një mesazh urimi për shqiptarët në ditën e fundit të 2021 e pati edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha uron që të gjithë bashkë të punojnë për një të ardhme më të mirë “ku fëmijët tanë të njohin gëzimin që meritojnë dhe ku të realizohen shpresat“.

“Të dashur bashkqytetarë, teksa e ardhmja po troket dhe shohim plot shpresë atë që na pret, ju uroj përzemërsisht Gëzuar Vitin e Ri 2022!

Uroj që vatrat e familjeve shqiptare të mbushen me dashuri, gëzim, shëndet dhe mirëqenie, e të gjithë bashkë të punojmë për një të ardhme më të mirë, ku fëmijët tanë të njohin gëzimin që meritojnë dhe ku të realizohen shpresat tona për një Shqipëri normale, me mundësi për të gjithë.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja”, shkruan Basha në Facebook. /tvklan.al