Këtë prag festash rikthehet tradita e klipeve të urimit me personazhe fëmijët. Media Klan tashme e ka kthyer në traditë prodhimin e videoklipit për urimin e festave për të gjithë shqiptarët.

Këtë vit tema e klipit është familja dhe dashuria për të, e kryesisht për gjyshërit.

Nipërit e mbesat e klipit tonë bëjnë ç’është e mundur që familja të bashkohet në ditët e festave.

I tillë është edhe urimi ynë për të gjithë shqiptarët kudo ndodhet, sa më shumë dashuri e ngrohtësi në çdo familje shqiptare.

Ky videoklip erdhi nën realizimin e regjisores Edlira Baholli dhe producentes artistike Monika Lubonja.

Tv Klan