Blogerja e seksit Zhaklin Lakatari, shpesh përballet me komente negative dhe gjykime në rrjete sociale për shkak edhe të tematikave që ajo trajton.

E ftuar në studion e “Rudina”, Lakatari ka treguar se burrat kanë tendencën të “ndosin” gratë seksualisht.

Ndërsa për gratë blogerja thekson se janë të prirura të kapen me detaje të pamjes së jashtme.

“Unë kam konstatuar që mënyra se si komenton një burrë dhe një grua në rrjete sociale është e ndryshme. Të paktën në profilet ku unë jam aktive dhe veproj. Te burrat është gjithmonë një lloj dhune për gruan, e seksualizuar, ku gruaja ulet posht nga ana seksuale duke e bërë pis seksualisht. Kurse gratë në përgjithësi merren me pamjen tënde të jashtme. Je e shëndoshë, je e dobët, ke rrudha, s’ke rrudha, sa shumë ha. Më vjen keq ta them këtë por janë më të idhëta, merren më shumë me detaje dhe i sulmojnë më shumë gratë e tjera. Pardje më erdhi një mesazh nga një profil anonim. Të pash në rrugë, je shumë e mirë, mendoj se duhet të bësh botox te balli sepse do ngjaje akoma më mirë. Ndërkohë unë kam baluke”, u shpreh blogerja./tvklan.al