Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur këtë të martë vizitën e saj zyrtare në Tiranë. Pas pritjes në Pallatin e Brigadave, ajo pati një takim me Kryeministrin Edi Rama. Në një postim në Twitter vetë von der Leyen u shpreh e kënaqur që e niste turin e saj në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria ndërsa theksoi se e ardhmja e vendit tonë është në BE.

“E kënaqur që nis vizitën time në Ballkanin perëndimor nga Shqipëria: Mesazhi im është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian qëndron i palëkundur nga ky zotim. Me progres të mirë në reformat e gjyqësorit, është e qartë që Shqipëria ka dhënë rezultate. Tani është koha që BE të bëjë të njëjtën gjë”.

Më herët, në një tjetër postim von der Leyen shkruajti: “Sot nis vizitën tek 6 partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor, përpara samitit të javës së ardhshme. Mesazhi im është i qartë: Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët europiane. Ne po e përgatisim atë tani, duke tejkaluar Covid së bashku, duke investuar në mënyrë strategjie, duke i dhënë rinisë tonë oportunitete”./tvklan.al