Presidentja e KE: Shqetësim i madh pasi seksizmi është i përhapur në shumë vende

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është zotuar të mbrojë të drejtat e grave pasi pranoi se u ndje e lënduar pas takimit në Turqi.

Ursula von der Leyen mbeti në këmbë në një takim me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan në Ankara në 6 Prill. Turqia u kritikua, ashtu si edhe Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel.

Por në një fjalim në Parlamentin Evropian von der Leyen deklaroi se seksizmi është i përhapur në shumë vende. Ajo tha se e përdori takimin për të shprehur shqetësimet e saj të thella në lidhje me tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit, një marrëveshje ndërkombëtare e krijuar për të mbrojtur gratë.

“Unë jam gruaja e parë që si Presidente e Komisionit Evropian dhe kështu prisja të trajtohesha kur vizitova Turqinë dy javë më parë, si një presidente e Komisionit, por nuk isha. Kjo ndodhi sepse unë jam një grua. A do të kishte ndodhur kjo nëse do të kisha veshur një kostum dhe një kravatë? Në fotot e takimeve të mëparshme unë nuk pashë ndonjë mungesë karrigesh“, tha ajo.

Von der Leyen dhe Charles Michel zhvilluan bisedime me Presidentin Erdoğan për shkak të shqetësimit të BE lidhur me tërheqjen nga Konventa e Stambollit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në Turqi.

Klan News