Pak ditë pasi shpalli kabinetin e saj të ri, të dytin radhazi në krye të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti këtë të premte në Kiev.

Shefja e ekzekutivit europian u takua me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, i cili ia bëri të qartë shefes së ekzekutivit europian Kievi nuk pret fund tjetër të luftës përveçse me fitoren ndaj Rusisë. Dhe fitorja sipas tij arrihet vetëm me vendimeve të shpejta nga aleatët perëndimorë të Ukrainës.

Von der Leyen e informoi Zelenskin për ndihmën e radhës prej 160 milionë Eurosh, të cilën ajo vetë e njoftoi një ditë më parë, nga para që e kanë burimin nga asetet e ngrira të Rusisë në vendet europiane.

400 milionë Euro shtesë për Ukrainën pritet të shtojë edhe Gjermania. Këto shtesa i bashkëngjiten buxhetit prej 8 miliardë Euro që Bashkimi Europian ka planifikuar në total për Ukrainën për këtë vit, për t’i bërë ballë krizës së shkaktuar nga lufta ruse.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zaharova komentoi shfrytëzimin e aseteve të sekuestruara të Rusisë duke thënë se Europa e ka humbur mendjen.

Tv Klan