Uruguaji nuk gabon edhe në ndeshjen e fundit në grup duke e mbyllur në krye falë fitores 3 – 0 me Rusinë. Një rezultat tjetër pozitiv për amerikanojugorët që nuk pësuan asnjë gol në 3 takime. Suarez shënoi pas vetëm 10 minutash, ndërsa autogoli Cheryshev në mesin e pjesës së parë tregoi se Uruguaji do të mbyllte me sukses takimin.

Rusia mbeti me 10 lojtarë në fushë prej minutës së 36’ pas daljes me karton të kuq të Smolnikov, duke ia bërë më të vështirë. Në këtë takim shënoi edhe Cavani në pak para fundit të kohës së rregullt. Të dy ekipet do të presin rivalët e fazës së 1/8 që do të jenë nga Grupi B ku kryesojnë Spanja dhe Portugalia.

Në sfidë tjetër të Grupit A, Arabia Saudite mundi me përmbysje 2 – 1 Egjiptin që e mbyll pa pikë këtë botëror. Salah shënoi të vetmin gol për egjiptianët, ndërsa portieri Essam El Hadary, i cili priti një penallti u bë më i moshuari që merr pjesë në finalet e një Kupe Bote, 45 vjeç e 161 ditë. Fitorja e Arabisë Saudite u përcaktua nga një gol në kohën shtesë.

Tv Klan