Tenisti serb, Novak Gjokoviç, nuk ka arritur të mbrojë titullin e turneut US Open, pasi në finale është mposhtur nga zvicerani Stan Wawrinka.

Wawrinka ka mundur Gjokoviçin me rezultat 6-7(1), 6-4, 7-5, 6-3, duke fituar grand-slamin e tretë në karrierë.

Gjokoviç, që është tenisti numër 1 në botë, është trajtuar nga flluskat në lëkurë gjatë ndeshjes dhe ky fakt thuhet se ka penguar lëvizjet e tij./ tvklan.al