Usain Bolt, më në fund e bëri debutimin e tij si futbollist profesionist. 32-vjeçari xhamajkan tetë herë Kampion Olimpik u aktivizua në kampionatin australian me Central Coast Mariners, në fitoren 6-1 kundër Central Coast Select XI.

Tifozët kishin mbushur stadiumin për të parë njeriun më të shpejtë të planetit, i cili ka një kontratë pa afat. Gjatë ndeshjes u duk qartë se edhe ai i shijoi minutat që luajti. Më herët xhamajkani është stërvitur me skuadrën gjermane të Bunbdesligës, Borussia Doretmund si dhe Mamelodi Sundowns, Stromsgodset.

Ai është shprehur disa herë që është tifoz i Cristiano Ronaldos për shkak se portugezi është një prej futbollistëve më punëtorë. Nuk jam i talentuar si Messi.

“Cristiano punon që të jetë më i miri dhe këtë dua të bëj edhe unë”

, ishin fjalët e tij edhe pas kësaj ndeshjeje.

Tv Klan