Më në fund ia doli. Tashmë mund të quhet një futbollist profesionist më të gjitha atributet. Pas shumë rasteve dhe një pune të madhe, Usain Bolt shënoi golin e parë për skuadrën e tij australiane Central Coast Mariners gjatë një ndeshjeje miqësore.

Ai madje festoi ashtu si zakonisht, në një garë shpejtësie në atletikë.

Xhamajkani nuk e la me kaq. Duke përfituar nga një keqkuptim i mbrojtjes kundërshtare ai realizoi edhe golin e dytë me portë bosh.

Pas kësaj dopiete, Bolt ka të drejtën të kërkojë një kontratë të rregullt nga klubi australian.

Tv Klan