Disa njerëz kanë lindur për të triumfuar gjithmonë. Është ndoshta edhe rasti i Usain Bolt.

Edhe pse tani po përpiqet të ndjekë një karrierë të dytë si futbollist, 32-vjeçari mbetet një nga atletët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe këtë e ka treguar edhe në sfidën e bërë në mungesë të gravitetit.

Gara hapësinore u mbajt në një Airbus të modifikuar, në të cilin u rikrijua mungesa e gravitetit, gjatë fluturimit në Reims të Francës, ku Bolt konkurroi kundër astronautit francez Jean-Francois Clervoy dhe arreduesit Octave de Gaulle.

Sfida e veçantë erdhi në ditën e prezantimit të shisheve të parë të shampanjës në botë që mund të pihen në hapësirë.

Tv Klan