Një ndër masat e para, të marra nga Qeveria për mos përhapjen e COVID-19, ishte mbyllja e institucioneve arsimore dhe më pas edhe izolimi në shtëpi i qytetarëve.
Por në zonën e Astirit, një njësi tregtare ka mbyllur qepenat përgjysmë, duke shkelur ligjin e duke vazhduar aktivitetin.
Në zonën e Kinostudios, në rrugën “Shefqet Kuka” ndodhet qendra rezidenciale “Strehë dhe Shpresë”, që drejtohet nga qytetari Hysni Kuka.
Ky i fundit tregon, se u shërben 55 të moshuarve dhe personave të tjerë të braktisur, që nuk kanë mundësi të tjera mbijetese.
Por pak ditë më parë, Hysniu dhe qendra e tij u gjobit me 10 milionë lekë të vjetra nga komisariati numër 4, duke u konsideruar njësi tregtare.
Pamjet filmike dokumentojnë se dy policë, Guximi dhe Velo, në datën 24 mars hynë si ilegalë në ambientet e qendrës rezidenciale, duke venë gjobën dhe shoqëruar Hysniun në komisariat.
Hysniu është ankuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, SHÇBA-ja, Gjykata administrative, i ka bërë kallëzim dhe i ka shkruar edhe kryeministrit Edi Rama, por asnjë zgjidhje.
Për këtë rast, emisioni “Stop” iu drejtua Komisariatit të Policisë nr 4, ku pati një komunikim me Shefin e saj Agim Hoxha.
Në mënyrë të çuditshme zoti Hoxha u shpreh se është në dijeni të rastit, por ai do ta verifikojë pa qenë e nevojshme të bëjë shumë bujë.
Shefi Agim Hoxha-Përshëndetje! Faleminderit!
Shefi Agim Hoxha-Po, Odeta! Urdhëroni!
Shefi Agim Hoxha-Po!
Shefi Agim Hoxha-Po!
Shefi Agim Hoxha-Ky është një rast, që po verifikohet nga ana ime. Nuk duhet bërë kaq bujë, sa e bëni ju.Normalisht, aty ka ambiente ndenjëse. Ky ambient lokali, është ambient lokali, që shërben edhe për pjesën tjetër të banorëve, që duhet zbatuar urdhri, duhej të mbyllej.
Shefi Agim Hoxha-Unë jam në fazë verifikimi.Më kupton?/tvklan.al