12 fëmijët, pjesë e një skuadre futbolli dhe trajneri i tyre, të bllokuar prej 10 ditësh në një shpellë në Tajlandë, morën ndihmat e para mjekësore dhe ushqime. Një grup prej 7 zhytësish, mes tyre një mjek dhe një infermier arritën të futeshin në thellësitë e shpellës për t’i dhënë ndihmë.

Gjendja e fëmijëve mbetet delikate, por e qëndrueshme. Të miturit bashkë me trajnerin e tyre u gjetën nga disa zhytës britanikë, pas ditë të tëra kërkimesh dhe kur shpresat për ta ishin zbehur.

Operacioni i shpëtimit të fëmijëve pritet të zgjasë gjatë, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, çka e bën nxjerrjen e tyre tejet të vështirë.

Tv Klan