Gjatë 10 viteve të fundit shqetësimet janë rritur, veçanërisht te fëmijët e moshës deri 3 vjeç

Ushqimet e përpunuara shtojnë alergjitë tek fëmijët deri në 34%. Pas një studimi të gjerë mbi dëmet në organizëm mbi rreth 105 mijë fëmijë, ka rezultuar se ushqimet shumë të procesuara, me vlera të ulëta ushqyese dhe përmbajtje të lartë sheqernash e yndyrash, lehtësojnë ndjeshëm shfaqjen e alergjive. Gjatë 10 viteve të fundit shqetësimet ushqimore janë rritur, kryesisht tek fëmijët e moshës deri 3 vjeç, janë trefishuar.

Në bazë të një teknike jo invazive të përdorur për herë të parë, vërtetohet se akumulimi i substancave të dëmshme të pranishme në ushqimet shumë të përpunuara është shumë më e lartë tek ata që vuajnë nga alergji të kësaj natyre. Kjo ndodh pasi ushqimet e ngrira, apo industriale, ndikojnë në luhatje të rënda të barrierës intestinale. Inflamacion dhe reagime alergjike të forta e të shpejta.

Sipas statistikave, sot në SHBA, 67% e kalorive  të marra nga një fëmijë mbërrijnë nga ushqimet e përpunuara në mënyrë industriale. Ky studim është mjaft i rëndësishëm, për të parandaluar rritjen e rasteve të tilla dhe marrjen e masave që prindërit të jenë të kujdesshëm në vlerat ushqimore që i japin të vegjëlve dhe prioritet duhet te jetë reduktimi drastik i konsumimit të ushqimeve komerciale.

Klan News