Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Dy mijë ton ushqime të skaduara, molto, miell, makarona, çokollata, pije freskuese të cilat qarkullonin në tregjet shqiptare, janë sekuestruar 9 muajt e parë të këtij viti, i cili shënon kontrollin në mjaft pika të tregtimit me shumicë dhe pakicë të ushqimeve. 35 milion lekë gjoba janë vendosur nga organe të kontrollit ushqimor, pranë Ministrisë së Bujqësisë në raste shkeljesh të afatit të përdorimit.

Janë evidentuar edhe mjaft raste abuzimesh për të cilat është marrë masa e bllokimit të mallit. Nga kontrollet e bëra janë bllokuar aktivitete prodhuese të disa firmave të cilave ju është hequr licensa për ushtrimin e aktivitetit, si dhe prodhuesve ambulant. Vëtëm brenda muajit Shtator në Mallakastër, Durrës, Tiranë ku është ushtruar kontroll janë asgjesuar gjithësej 200 ton miell, çokollata, molto që i kishte kaluar afati i përdorimit.

Për asnjë ushqim që blejmë nuk kemi garanci. Kontrollet më të fuqishme duhen zhvilluar në pikat hyrëse të mallrave./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti