Për të folur për forcimin e imunitetit në këtë periudhë virozash në programin “Rudina” në TV Klan ishin të ftuar Dhurata Thanasi, administratore “Luga e Argjendte”; mjeku i përgjithshëm dhe patologu Piro Paparisto dhe qëndistare Nadia Pëllumbi.

Disa lloje ushqimesh që ndihmojnë në rritjen e imunitetit janë ushqimet e pasura me vitaminë C. Në këtë kategori futen agrumet, perime të freskëta të stinës, mjalti, vaji i ullirit, farat e ndryshme e sidomos farat e linit, kosi apo boronica e zezë. Këto janë disa prej ushqimeve të cilat na ndihmojnë që të rrisim imunitetin e trupit për të përballuar në përgjithësi virozat, por edhe këtë situatë me koronavirusin në Shqipëri.

Dhurata Thanasi: Kosi, mjalti, frutat e thata që janë shumë të mira në vajra esenciale, farat e ndryshme, farat e kungullit, linit, arrat. Po ashtu gjithë perimet e stinës, lakra, lulelakra, lakra e bardhë, lakra e kuqe, qepët, preshët janë shumë të mira, por edhe drithrat. Për të kaluar pastaj edhe tek të gjitha frutat e stinës. Të gjitha këto mund ti përdorim, po ashtu edhe çajrat.

Tri hallkat kryesore janë që ndihmojnë sistemin imunitar janë: regjimi ushqimor, aktiviteti fizik dhe cilësia e gjumit. Gjatë orëve që kalojmë në gjumë, trupi rigjeneron veten dhe përgatitet për ditën tjetër./tvklan.al