Përderisa trupi ynë përfiton nga disa ushqime, ka një mori ushqimesh të tjera që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tonë. Ekspertë nga Universiteti i Miçiganit kanë botuar një studim me dy pjesë, duke shpjeguar se cilat janë ushqimet që krijojnë më shumë varësi.

Karamele, patatina, patate të skuqura, hamburger, çokollata dhe biskota janë ushqime të cilat i kemi njohur edhe më parë si të dëmshme. Por në listën e publikuar të ushqimeve që krijojnë varësi futen edhe ushqime që mund të mos i kemi menduar më herët, ato janë: veza, buka, djathi, bifteku, pula e skuqur, frutat e thata, akullorja dhe kokoshkat.

Ekspertët thonë se është shumë e rëndësishme të njohim ushqimet dhe të dimë çfarë dëmi mund të na shkaktojnë. Duke vënë fokusin te ushqimet në listën e publikuar, ata bëjnë thirrje për kujdes të shtuar rreth konsumit të shpeshtë të tyre./tvklan.al