Intoleranca-ushqimoreUshqimet, edhe ato që na pëlqejnë dhe konsumojmë më shumë, mund të na shkaktojnë probleme në organizëm. Mjekët nutricionist shpehen se, kur ushqimet shkaktojnë alergji, pasojat janë të menjëherëshme. Ndërsa në rastet e intolerancës, organizmi reagon pas konsumimit të gjatë dhe me tepricë të një produkti ushqimor.

Albana Daka, Mjeke Nutricioniste: “Pasojat janë obeziteti, problemet e shumta të stomakut e zorrëve dhe të barkut, problemet e jashtëqitjejes, dhimbjet e kockave, çregullimi i humorit apo dhe në dhimbjet persistente të kokës”.

Por cilat janë ushqimet që pa kuptuar shkaktojnë intolerancë në trupin e njeriut, madje tek fëmijët?

Albana Daka, Mjeke Nutricioniste: “Brumërat, qumështi dhe nënproduktet e tij, vaji i ulliri, të gjitha pijet me kafeinë dhe grupi i perimeve që përmban shumë nikel, siç është domatja, patatje, patëllxhani dhe speci”.

Për të zbuluar se cili prej ushqimeve na shkakton intolerancë apo alergji, mjafton një analizë e thjeshtë gjaku. Nëse vërtetohet se një nga ushqimet shkakton intolerancë ushqimore, mjekët rekomadojnë heqjen e tij për një periudhë të caktuar.

TV KLAN