Ushqimi që konsumojmë është ilaçi i vërtetë i së ardhmes. Ky është çelësi i suksesit të shëndetit të njeriut, nga nis parandalimi dhe evitimi i sëmundjeve. I këtij mendimi janë 4 mijë kardiologë nga e gjithë bota në kongresin që u mbajt në Romë për të diskutuar mbi regjimin ushqimor që shpëton zemrën.

Sipas tyre, nëse ushqimet përzgjidhen me kujdesin e duhur dhe po me të njëjtin përkushtim gatuhen ashtu siç duhen, janë ilaçi i së ardhmes, mbi të gjitha për kardiologjinë.

Dhe është ripërsëritur e rikonfirmuar efikasiteti i regjimit ushqimor mesdhetar, dhe makaronat, speci i kuq, kafja dhe çokollata që ndikojnë mjaft pozitivisht në organizëm dhe nuk duhen demonizuar si armiq të shëndetit. Ekspertët shprehen se dy të fundit kanë efekt të jashtëzakonshëm mbi zemrën dhe janë antioksidantë mrekullibërës.

Një vend të rëndësishëm zënë erëzat si rigoni, majdanozi, borziloku, piperi, xhenxhefili, pasi zgjasin jetën dhe kanë efekt të fuqishëm. Por miq të zemrës dhe shëndetit të saj janë edhe ushqimet e pijet me ngjyrë të kuqe, si vera e kuqe, frutat e kuqe apo në vjollcë, domatet pasi çlirojnë një substancë që ndikon në kontrastimin e kancerit.

Ndërsa kripa, sheqeri, proteinat nga kafshët dhe prodhimet industriale imituese të bukës si crackers janë të dëmshme, si për zemrën ashtu edhe ndikues të jashtëzakonshëm në luhatjet e nivelit të insulinës dhe shtojnë oreksin, pra mbipeshën.

Tv Klan