Ditët e sotme infertiliteti është një problem mjaft i zakonshëm në shumë çifte që nuk arrijnë të sjellin në jetë një fëmijë pavarësisht përpjekjeve ndër vite.

Kjo mund të ndodhë për shumë arsye si për shembull dieta jo e shëndetshme, mungesa e stërvitjes dhe ndotja e mjedisit. Sot, ritmi i vrullshëm i jetës moderne rrit nivelet e stresit në mënyrë të konsiderueshme, e cila është një shkak tjetër për infertilitetin.

Ka shumë mundësi trajtimi për këtë gjendje. Por përfshin shumë ilaçe, të cilat ndonjëherë mund të kenë efekte anësore të përhershme. Pra, opsioni më i mirë është fillimisht të ndryshoni stilin e jetës. Një dietë e shëndetshme mund të rrisë pjellorinë. Ka shumë ushqime që mund të rrisnin mundësinë e ngeljes shtatzënë.

Këto janë disa nga ushqimet që patjetër duhet t’i përfshini në dietën tuaj të pjellorisë.

Farat e lulediellit: Nëse jeni burrë, konsumoni fara luledielli çdo ditë për të ruajtur nivelet e duhura të spermës. Ato janë të pasura me vitaminë E, një lëndë ushqyese thelbësore që rrit numrin e spermës dhe lëvizshmërinë e spermës.

Manaferrat: Mjedrat, boronicat dhe luleshtrydhet përmbajnë antioksidantë natyralë dhe fitonutrientë anti-inflamatorë, që përmirësojnë pjellorinë për të dy gjinitë. Ato janë gjithashtu burime të mira të vitaminës C dhe acidit folik, i cili siguron rritje të shëndetshme të fetusit pas konceptimit.

Kuinoa: Është e pasur me proteina, zink dhe acid folik, i cili ndihmon në rritjen e shëndetshme të fetusit sapo të ndodhë shtatzënia.

Kosi: Ky përmban kalcium, probiotikë dhe vitaminë D, të cilat përmirësojnë shëndetin e ovulacionit dhe rrit sistemin imunitar.

Salmoni: Është i pasur me proteina dhe omega-3 të vlefshme që përmirësojnë zhvillimin e fetusit gjatë gjithë shtatzënisë. Tek burrat, seleni në këtë ushqim rrit nivelet e spermës. /tvklan.al