Policia qipriote po heton vrasjen e të paktën 3 personave, pasi një oficer 35-vjeçar i Gardës Kombëtare të Qipros pranoi se kishte vrarë një grua 38-vjeçare, vajzën e saj 6-vjeçare dhe një grua tjetër.

Policia gjeti trupin e 38-vjeçares Mary Rose brenda një kanali në zonën e Mitseros në Nikosia, një vit pas zhdukjes së saj.

Ajo që e bëri më të mistershme të gjithë çështjen është se policia gjeti trupin e një tjetër gruaje në të njëjtën vendndodhje. Atoritetet druhen se më vijimin e kërkimeve aty mund të gjenden të tjerë trupa.

Të dielën autoritetet arritën të identifikojnë trupin e Arian Palanas Lozano, e cila ishte vrarë brenda 40 ditësh nga vrasja e Rose. Kërkimi për trupin e vajzës 6-vjeçare të Rose ndërkohë vijon ende.

Gjetja e trupave erdhi pasi të dielën oficeri 35-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Lozano dhe më pas e kishte mbytur në Mitsero.

Media qipriote aludon se policia po merr në pyetje një vrasës serial, i cili për vite të tëra ka vrarë gra dhe i ka fshehur trupat e tyre në vendndodhje të ndryshme në ishull./tvklan.al