Ushtarët amerikanë përballen me patatet

Posta

Ushtarët amerikanë përballen me patatet

20:09 21/10/2019

Amerikanët po tërheqin ushtarët e fundit nga veriu i Sirisë, teksa armëpushimit mes ushtrisë turke dhe militantëve kurdë po i vjen fundi. Por banorëve kurdë të veriut të Sirisë nuk i ka lënë shije të mirë fakti që shefi i Shtëpisë së Bardhë tërhoqi trupat nga Siria, duke i hapur rrugë sulmit turk.

Protestën e tyre, këta banorë të qytetit verior kurd Kamishli e shprehën duke goditur me patate makinat ushtarake amerikane gjatë tërheqjes.

Trupat amerikane do të stacionohen në Irak. Ndërsa boshllëkun e lënë prej tyre po e plotësojnë ushtarët sirianë të presidentit Bashar al-Asad, të cilët u rikthyen edhe në Raka, ish-kryeqendrën e Shtetit Islamik, aty ku këmba e tyre nuk shkelte prej më shumë se 6 vitesh.

Ata shoqërohen edhe nga policia ushtarake ruse. Ky fakt i sjell presidentit turk Rexhep Taip Erdoan të tjera telashe në zbatimin e planit të tij për krijimin e një zone sigurie në krahun sirian të kufirit me Turqinë, për strehimin e mbi 3 milionë refugjatëve sirianë.

Erdogan tha se shpresonte ta zgjidhte këtë çështje në takimin me presidentin rus Putin në Soçi.

Ndërhyrja ushtarake në Siri ka rritur shumë ndjenjën kombëtare në Turqi, sa edhe nxënësit e kësaj shkolle të mesme në qytetin Kajzeri i bënë përshëndetje ushtarake ministrit të mbrojtjes Hulusi Akar, i cili kishte shkuar t’i vizitonte.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT